BallinaKryesoreBerisha sulmon Yuri Kim-in dhe Palmer-in: Prisnin me padurim fitoren e Ramës

Berisha sulmon Yuri Kim-in dhe Palmer-in: Prisnin me padurim fitoren e Ramës

spot_img
spot_img

Berisha: Juri Kim dhe Metju Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.
Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë.
Por këtë nuk e dha Juri Kim, nuk e tha Metju Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës.
Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij?
A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin.
Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota.
Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim.
Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular