Boçi u shpreh se një video e tillë shton elementet e kuriozitetit por nga ana tjetër heq vëmendjen nga skandali “McGonigal”.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Fevziu: Kjo është pjesë e kuriozitetit njerëzor, sidomos kur në atë video përfshihen njerëz politikë.
Luçiano Boçi: Vetë zoti Berisha e ka sqaruar, ka thënë që ju doni ta mbuloni skandalin. Qëllimi kryesor nuk është që të nxirret një video erotike qoftë dhe ajo e disponueshme, skandali është prapë aty.
Blendi Fevziu: Ti e ke parë Luçiano?
Luciano Boçi: Blend, unë merrem me politikë dhe…
Blendi Fevziu: Mirë se kuriozitet është ajo. Unë do e kisha parë me thënë të drejtën.
Luçiano Boçi: Ka kanale, televizione nëse ka kuriozitet…
Blendi Fevziu: Po flasim për një video me rëndësi politike, jo ashtu…
Luçiano Boçi: Rëndësia politike e videos është sekondare në raport me skandalin politik. Fokusohemi te pjesa e skandalit, këto elementë rrisin kuriozitetin por heqin vëmendjen skandalit. Kjo është çështje e korruptimit.
Blendi Fevziu: Kjo është shumë e rëndë, jo vetëm për Shqipërinë por, edhe SHBA-në, nëse një zyrtar korruptohet qoftë me seks, para apo forma të tjera.
Luçiano Boçi: Faktet kanë dalë, korruptimi ka ndodhur.