BallinaAktualitetShën aktrim , shën mashtrim!

Shën aktrim , shën mashtrim!

spot_img
spot_img

Nga Hamdi Skeja
Ky popull që ngopet me show, me cirk, ky popull që jeton për tu dukur, ky popull që lind mashtrues, hajduter, inatçor, rrugeçër, vrasës, përdhunues, drogaxhinj, dhe të gjithë të zezat e tyre vjen dita dhe bëhen drejtora, mësimdhënes, shefa policie, kryetar Bashkie, ministra, kryeminista, presidentë!
Dhe sot do dalin si përherë me mesazhe dashurie, me dhurata marramendëse që u’a bëjnë grave, e pastaj, dyfish dhurata dashnoreve që janë plot plastikë. Kjo kategori del në media dhe na bëjnë moral.
Shën aktrim, shën mashtrim!
Sot shpërthejnë si vaji në lakra, sot. Nesër kërcet dhuna; dhunë psikologjike, dhunë fizike me shuplaka, me grushta, me shqelma, me pështyma, pastaj me dru, me gurë, me kallashnikov, me pistoleta, me gomat e makinave, e deri me m*t!
Padyshim ka plot vajza që pranojnë dhuratat sot, buzëqeshjet fallco dhe do i publikojnë në rrjete sociale, në media edhe pse e dinë që është e gjitha si një shkumë deti! E dinë gjithashtu se është vetëm sot, nesër i pret “racioni “ i gjithë vitit!

Shën aktrim, shën mashtrim!
Sot pseudopoetet, pseudoshkrimtaret do thurin vargje dashurie, me shumë mundesi i kanë shkruar mbrëmë tërë natën për klikimet e sotme, komente deri në eksitim!
Popull që ha cirk, show fallco dhe pastaj dhunë do flasin per dashuri sot, se edhe dashurinë e shprehim vetëm per keqardhje, jo se e ndejnë!
Madje as sot nuk do e harrojnë ta shprehin shën aktrimin dhe shën mashtrimin per popullin Turk, po nuk do e përmendin atë Sirian. fundja pse duhet?!
ky popull nuk është kujtuar kurrë për popullin e tij, si përshembull; për një fëmijë jetim, për një fëmijë që është në gjendje të dobët ekonomike, as për një fëmijë të sëmurë, apo edhe për të moshuar që s’kanë para për bukë e ilaçe, dhe e dini pse?! sepse aty nuk merr dot klikime, mesazhe eksitimi, as duartokitje!
Dashuria nuk duhet të ketë aktrim, as mashtrim, dashuria duhet të burojë prej shpirtit, ama ajo buron prej atyre që kanë shpirt!

Shën aktrim, shën mashtrim!
Sot-sot edhe anal-istat, shoqëria e degjenerimit civile do japin edhe ata mesazhe për dashurinë edhe pse për to dashuria fillon nga eprorët që i paguajnë për zhurmën në media, portale e kudo!

Kthehuni nga e vërteta, te njerëzilleku, duajeni familjet, fëmijet, të pamundurit, nese nuk merrni vëmendjen e duhur, s’ka gjë do merrni dashurinë e Zotit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular