BallinaKronikeSPAK bën bilancin për muajin Janar: Janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim...

SPAK bën bilancin për muajin Janar: Janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim te autoritetet partnere. Janë shpallur në kerkim….

spot_img
spot_img

SPAK ka bërë bilancin për muajin Janar në lidhje me operacionet e finalizuara me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe paditë e depozituara

Gjatë këtij muaji janë paraqitur 15 kallëzime penale, për 6 prej të cilave është vendosur të mos fillohen hetimet.

Autoritetet shqiptare kanë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 16 shqiptarë dhe janë dërguar dy kërkesa për ekstradim te autoritetet e vendeve partnere.

Njoftimi i SPAK

Janë paraqitur 15 kallëzime penale; për 6 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimev

Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët, 6 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 9 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 12 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 21 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 9 vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 37 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia, janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas te cilit janë sekuestruar:

23 pasuri të paluajtshme

14 pasuri të luajtshme

1 llogari bankare

13 subjekte tregtare nga të cilët, 10 subjekte të sekuestruara plotësisht dhe 3 me kuota përkatëse

Në kuadër të ligjit antimafia, janë dhënë nga gjykata 2 vendime konfiskimi sipas te cilit janë konfiskuar:

13 pasuri të luajtshme

9 pasuri të paluajtshme

3 subjekte tregtare

178.500€ dhe 8.629.000 Lekë

Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

***

Janë ekzekutuar gjithsej 18 vendime penale të formës së prerë; nga këto 8 vendime, kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 10 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Janë nxjerrë gjithsej 51 urdhra ekzekutimi me 51 të dënuar. Nga këto, për  23 të dënuar,   vec masave të dhëna me dënimet  kryesore është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit  35 të Kodit Penal  heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Janë nxjerrë 7 urdhra ekzekutimi për shpenzimet proceduriale për  7 të dënuar.

Për 5 vendimeve të formës së prerë,  janë  nxjerrë urdhra prokurori për ekzekutimin e tyre mbi disponimin  e provave materiale sipas përcaktimit në vendimet përkatëse.

Janë nxjerrë 3 urdhra ekzekutimi  për 3 vendime të formës së prerë nga këto, sipas pasurive përkatëse:

Të luajtshme:

– Aparate celulare  5 cope të markave të ndryshme;

Vlera monetare

528.000 (pesëqindë e njëzetë e tetë mijë) lekë

2.000 (dymijë ) EURO

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm  28 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

***

Janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 16 shtetasve shqiptarë, si dhe janë dërguar pranë autoriteteve të huaja 2 kërkesa për ekstradim.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 3 takime koordinuese me autoritetet e huaja.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 2 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

***

U është kthyer përgjigje e plotë 30 kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediat dhe shtetas shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular