BallinaKryesoreVula e PD/Preç Zogaj: Duhet pranuar vendimi i gjykatës! Ndryshe zgjidhet me...

Vula e PD/Preç Zogaj: Duhet pranuar vendimi i gjykatës! Ndryshe zgjidhet me xhungël

spot_img
spot_img

Teksa në datën 3 mars pritet t’i jepet zgjidhje çështjes për vulën e Partisë Demokratike, analisti Preç Zogaj pohoi se palët duhet të pranojnë vendimin e gjykatës.

Ai tha sot për rubrikën Opinion në News24 se nëse nuk pranohet vendimi i gjykatës, atëherë do të zgjidhet si në xhungël.

“Është një nga ngjarjet që reflekton kalbëzimin e sistemit të drejtësisë në disa fragmente të saj, të paprekura nga reforma. Reflekton komplekset që reflekton drejtësia, mungesën e kurajon për të marrë vendime të pavarura, pa pyetur fare. Ka sjell limite. S’paragjykoj vendimet. Por te Grupi i Berishës kam dëgjuar se nuk pranojnë vetëm një vendim që është në favorin e tyre. Kjo është e padëgjuar. Nëse ne i drejtohemi gjykatës, duhet të pranojmë vendimin e saj. Siç e kanë pranuar të tjerët. Mund të jem kundër një vendimi gjykate me komentin që bën, por ai është vendim që e mbyll, qofte e formës së prerë, e mbyll diskutimin. Nuk flitet kështu. Se ça sensi ka gjykata?! Atëherë pastaj le të zgjidhet me xhungël. Por me xhungël nuk zgjidhet. Ndaj le të presim tamam. Mendoj se Shqipëria ka tre opozita, dhe jo 1. Është mirë që ato të zhvillojnë identitetin e tyre dhe të gjejnë pikat e takimit përballë qeverisë. Nuk ka pse të zgjidhen rrugët e vjetra të injorimit. Nëse dikush e ka për arsye të vetat, për të pasur si mburojë, kjo është gjë tjetër pastaj.”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular