BallinaKronikeAnkimoi sekuestrimin e pasurive, Gjykata Kushtetuese “rrëzon” kërkesën e ish-anëtarit të Gjykatës...

Ankimoi sekuestrimin e pasurive, Gjykata Kushtetuese “rrëzon” kërkesën e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

spot_img

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza që ankimoi sekuestrimin e pasurive të tij.

Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e një apartamenti dhe të një garazhi në pronësi të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, i cili u shkarkua nga Vettingu.

Thanza ankimoi vendimin por Gjykata Kushtuese me relator Elsa Toska, Genti Ibrahimi dhe Ilir Toskën, ka hedhur poshtë kërkesën.

Kujtojmë se ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestruan të paluajtshme në emër të tij, garazhi dhe apartamenti.

Në vitin 2018 Thanza u “rrëzua” nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës:

Mbështetur në rrethanat e çështjes, Kolegji sjell në vëmendje qëndrimin e mbajtur nga Gjykata në lidhje me karakterin e ndërmjetëm të vendimit të sekuestrimit të pasurisë, në kuptim të rolit që ky vendim luan në procedurën dhe vendimmarrjen përfundimtare për konfiskimin e pasurisë. Kështu, Gjykata ka pohuar se vendimi i sekuestrimit është i përkohshëm, nuk cenon thelbin e së drejtës së pronës dhe nuk ka natyrë përfundimtare, pasi në çdo kohë kërkuesi mund t’i drejtohet gjykatës së juridiksionit të zakonshëm për revokimin e masës (shih nenet 12/b dhe 13 të ligjit nr. 10192/2009). Për më tepër, vendimmarrja për sekuestrimin nuk ka masën e duhur të autonomisë nga procesi i konfiskimit të pasurisë, vendimi i të cilit ka aftësinë të ndryshojë dhe të riparojë në masën e duhur efektet që sekuestrimi ka sjellë. Në këtë drejtim, kërkuesi ka ende mjete në dispozicion që parimet dhe të drejtat e pretenduara si të cenuara gjatë fazës së sekuestrimit t’i shërojë nëpërmjet procedurës së konfiskimit, e cila ka natyrë përfundimtare. Pra, vendimi gjyqësorpër sekuestrimin e pasurisë nuk konsiderohet përfundimtar, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës (shih vendimin nr. 25, datë 13.10.2022 të Gjykatës Kushtetuese).

Për sa më lart, Kolegji vlerëson se vendimi nr. 00-2022-582, datë 09.06.2022 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me objekt sekuestrimin e pasurisë në zotërim të kërkuesit, nuk konsiderohet përfundimtar, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës dhe ai ka ende mjete juridike në dispozicion për korrigjimin e parimeve dhe të drejtave kushtetuese të pretenduara si të cenuara nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Në kushtet kur ky kriter paraprak nuk plotësohet, analiza e përmbushjes së kritereve të tjera të pranueshmërisë bëhet e panevojshme, për shkak të karakterit kumulativ të tyre.

Në përfundim të analizës për kriteret paraprake, Kolegji çmon se çështja nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular