BallinaEkonomiTrefishohet çmimi i PATENTËS, ja sa do të paguajnë qytetarët nga marsi....

Trefishohet çmimi i PATENTËS, ja sa do të paguajnë qytetarët nga marsi….

spot_img

Qytetarët që duan të pajisen me leje drejtimi të kategorisë B, do t’u duhet të paguajnë nga 85 mijë lekë të reja. Ky trefishim i çmimit vjen pas një marrëveshje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, ndërsa ligji i ri hyn në fuqi brenda muajit mars.

Sipas DPSHTRR, ky ndryshim do të bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurencën e pandershme që ka përfshirë tashmë edhe tregun e autoshkollave.

“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit”, ka thënë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

“Nuk mundet më të regjistrosh kursantë në autoshkollë në rast se nuk ke provuar në dokumentacionin e regjistrimit është kryer një proces i gjithi i formalizuar edhe i cili përfshin të gjitha kostot e domosdoshme minimale të autoshkollimit”, ka shtuar ai.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit Mars. Një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular