15-vjetori i pavarësisë/ Basha: Kosova, histori suksesi si shtet i së drejtës dhe zgjedhjeve të lira

0
268

Ish-ministri i Jashtëm në periudhën kur Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008, Lulzim Basha ka deklaruar se shteti më i ri në zemër të Evropës është një histori suksesi përgjatë këtyre 15 viteve duke iu dhënë leksion edhe vendeve të tjera përreth.

Në një intervistë për emisionin “Publikisht” në Radiotelevizionin Shqiptar, Basha ka theksuar se Kosova ka shënuar arritje përgjatë 15 viteve duke arritur të organizojë zgjedhje të lira dhe të reflektojë standardet evropiane duke respektuar edhe të drejtat e minoriteteve.

Mendoj se sot është një ditë për të festuar një 15-vjeçar si rrugëtim i Kosovës si shtet i pavarur dhe për të festuar arritjet e jashtëzakonshme, duke filluar me njohjen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga shumica dërrmuese e shteteve të botës duke vazhduar me konsolidimin e demokracisë. Kosova jo vetëm ka arritur standardet siç janë zgjedhjet e lira, shpeshherë edhe me një frekuencë, të zgjedhjeve të tjera të parakohshme, të panjohura për vendet e tjera të Ballkanit dhe ka dhënë mësime gjithë vendeve të tjera fqinje. Në këtë aspekt Kosova nuk është shteti më i ri në zemër të Evropës, por është edhe një histori suksesi sa i takon standardeve të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive themelore të të drejtave të njeriut duke përfshirë këtu një masë të pamendueshme, edhe të drejtat e minoriteteve, në veçanti të minoritetit serb”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/