BallinaAktualitetSot Vasil Ruci mbushi 65 vjeç, Bujar Leskaj: Urime Mjeshtër! I...

Sot Vasil Ruci mbushi 65 vjeç, Bujar Leskaj: Urime Mjeshtër! I dekoruari “Mjeshtër i Madh” ishte goleadori i Flamurtatit dhe krah PD

spot_img
Nga Bujar Leskaj
Si sot 65 vite më parë, në 17 shkurt 1958 ka lindur një nga figurat më emblematike të qytetit të Vlorës dhe të futbolllit shqiptar, goleadori i talentuar, Mjeshtri i Madh, Vasil Ruci.
Me talentin dhe golat e tij, Vasil Ruci ka udhëhequr ekipin legjendar të Flamurtarit të viteve ’80.
Presidenti Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”!
Por titullin më të madh ai ka dashurinë dhe respektin që gëzon prej qytetarëve të Vlorës, pavarësisht se çgfarë moshe kanë.
Vlonjatët e donin si asnjë tjetër, sepse golat e tij zbukuronin jetën dhe ditët e sportdashësve vlonjatë në ato vite.
Golat e “munrit 7” ishin decizivë dhe kanë ngelur në kujtesën e gjithë sportdashëzve shqiptarë.
Sidomos goli i tij kundër Barcelonës kujtohet edhe sot e kësaj dite.
Vasil Ruci, përveçse sportist i talentuar ishte edhe një demokrat i vendosur. Së bashku me futbollistët e tjerë të Flamurtarit u rreshtua që në vitin 1990 në krah të proceseve demokratike dhe Partisë Demokratike.
Urime Mjeshtër!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular