Një episod i rëndë dhune ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Kenia, pasi futbollistet e një skuadre kanë dhunuar arbitrin. Ngjarja ka ndodhur në ligën e femrave, ku 6 futbolliste të skuadrës DCMP Bikira de Lubumbashi reaguan keq pas një vendimi të gjyqtarit, duke e cilësuar të pa drejtë. Pas vendimit ato nisën të vrapojnë pas tij duke e goditur.
Por nuk mjaftoi me kaq, pasi në ndihmë vajzave u erdhi dhe stafi teknik dhe të gjithë së bashku nisën të ushtronin dhunë ndaj tij.