Ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha një mision sekret Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit. Që të dy duhej që t’u mbushnin mendjen banorëve të rinj që të hidheshin në pishinë. E nëse ata pranonin atëherë atyre u ikte imuniteti 2 javor që kishin. Aktori dhe këngëtarja ia arritën qëllimit, madje ata bindën edhe banorët e tjerë që t’i ndihmonin dhe të hidheshin edhe ata në pishinë. Duket se kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tan Brahimi, i cili është shok i Luizit. Dy artistët kanë biseduar me njëri-tjetrin në lidhje me këtë veprim. Pjesë nga biseda: Luizi: Nuk dua përballje me Kiarën unë. Kuptoje drejt. Mund të jetë edhe nominim dy vetë. Ke me nxjerrë në nominim dy vetë Tani: Po ti nuk e di se çfarë ka zarfi mo burrë, të lutem shumë Luizi: Unë e di se si funksionon se nuk kam lënë ‘Big Brother’ pa shikuar para se të hyja këtu. Dhe e di të gjitha alternativat e zarfeve të kuq Tani: E ti mendon se je 1 hap para atij që është duke e organizuar Luizi: Jo nuk jam 1 hap para. E di ça kanë zarfet e kuq dhe ky nuk mundet me shpik gjëra të tjera, përveç atyre që janë bërë. Janë 4-5 alternativa nuk ka të tjera. Dhe në 4-5 alternativa, 4 janë që mund të bien me u përballë kokë më kokë me Kiarën. Ajo ka të drejtën e Zotit me e bërë, sepse do ja bëja edhe unë. Kështu që për me e hap harkun… Tani: Këtu çdo gjë që nxirret nga goja është autogol. Çdo gjë që dëgjon ai që është duke e organizuar. Komplet muhabetin që bën ti është bosh. Luizi: Prandaj thashë janë 4-5 alternativa Tani: Ai nesër shpik një sfidë të vogël Luizi: Nuk ka kohë se është prime nesër Kiara: O Tani, mund të ndodhi çfarëdo lloj gjëje. Unë e kam marrë parasysh se mund të jem edhe unë. Nuk do të thotë se ju shpëtuat nga kjo gjë, juve ju hoq imuniteti, tani unë jam e pa rrezikuar. Nesër mund të dal dhe jam shumë e sigurt me këtë. Tani: Ne shumë na zgjati. Unë do kisha dashur ta provoj shumë shpejt me dalë në nominim.