BallinaOP EDNë politikë hyhet për të fituar, por ne e dimë se nuk...

Në politikë hyhet për të fituar, por ne e dimë se nuk fitojnë dot të gjithë, PAA është një aktor i rëndësishëm

spot_img
Nga Agron Duka Kryetar i PAA

Të dashur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PAA, kolegë, miq e të ftuar më lejoni t’ju falenderoj qē sot, u bëtë pjesë e sfidës për të mbjellë demokracinë lokale.

Shumë mirënjohës, që ju u ofruat apo pranuat ftesën tonë për të qenë kandidatë për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.
Në politikë hyhet për të fituar, por ne e dimë se nuk fitojnë dot të gjithë.
Prezenca jonë sot këtu, është një dëshmi se Partia Agrare Ambiantaliste është një aktor i rëndësishëm politik.
Ne jemi partia e vetme në vend që ka në fokus kryesor ka fermerin dhe mjedisin
Ne jemi një parti në opozitë dhe vota jonë do të shkojë për kandidatët e kampit opozitar.
Në këtë asamble vendosëm që do të garojmë vetëm për këshillat bashkiakë, në të gjitha bashkitë.
Partia Agrare Ambientaliste, është një parti e qendrës, dhe ajo do të vijojë të jetë pjesë e koalicioneve të ndryshme, bazuar jo në pazare, por në projektet dhe kauzat politike si dhe kauzat specifike që përfaqëson partia jonë, siç janë çështjet e mjedisit apo të bujqësisë.
Ju ftoj që të bashkojmë forcat që gara jonë për këshillat bashkiakë, të jetë një përgjegjësi e madhe si parti, pasi do të masim forcat tona në një realitet politik vërtet agresiv
Bashkimi ynë do të sjellë prishjen e uformitetin të këshillave qoftë një dhe qoftë dy-ngjyrësh, pasi është në të mirën e pushtetit vendor, është në të mirën e cilësisë së qeverisjes vendore dhe në të mirën e qytetarëve, që të ketë më shumë prani ngjyrimesh politike., vetëm kështu forca e kartonave nuk do të shërbejë më, as për të miratuar në mënyrë të verbër vendime, pa transparencë dhe pa kërkesë llogarie, as për të bllokuar funksionimin e bashkive për qëllime politike.
Në këtë luftë të ethshme politike, Partia Agrare Ambientaliste është dera e hapur për njerëzit që duan të punojnë dhe kontribojnë për veten dhe familjen e tyre, për fshatin, qytetin dhe Atdheun e tyre. Ndaj unë ju bëj thirrje që të bisedoni me çdo kënd. Mos i pyesni njerëzit se të cilës partie janë e kë përfaqësojnë. Sepse, së pari, ata janë njerëz që përpiqen të punojnë për të mbajtur familjet e tyre.
Partia Agrare Ambinetaliste është sot një parti opozitare, duke i qëndruar marrëveshjeve politike të bëra më herët.
Por ne nuk jemi ingranazh i asnjë partie apo grupimi politik.
Ne kemi dëshmuar se nuk bëjmë akrobacira me votën e qytetartëve. Ne nuk kërcejmë sa në njerin në tjetrin krah, pasi u kemi marrë votën qytetarëve. Por ne i kemi udhëhequr dhe do ti udhëheqim parimet tona për koalicionet parazgjedhore nga interesat e kauzave tona dhe interesat e qytetarëve.
Ndaj sot nga kjo foltore politike shpreh mirënjohjen time të madhe për secilin nga ju, si Kryetari i PAA që zyrtarisht po ndërmarrim inisiativën politike, pêr të përfaqësuar denjësisht zërin e çdo qytetari, fermeri etj nëpërmjet këshilltarëve të propozuar nga kjo forcë politike në 14 Maj ku do të mbahen zgjedhjet lokale.
Faleminderit dhe suksese
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular