Një ndër themeluesit e PD, Spiro Cura i ftuar në RTV Ora deklaroi se sot në 25 vjetorin e themelimit të “Dhjetori ’90” prisnin një rol historik nga Berisha gjë që nuk e morën.
Në fjalimin e sotëm z.Berisha, asaj salle prej 150 idelaistësh të ’90 duhet ti jepte një rol. Ai nuk e dha këtë rol. Bëri një fjalim historik dhe të gjithë ata që ishin aty janë në moshën më të bukur për të marrë një rol historik por nuk e morën.
Në bisedën që bëra me miqtë e mi ata thanë se e presim diçka sepse lëvizja demokratike lindi pas elitës demokratike. Por ja ardhur koha ti dali në krah, jo më pas dhe krahu që ka më shumë dobësi PD-ja është krahu i djathtë, se në të majtë ka PL, partinë e Vangjel Dules,” tha ai.
Ndërkohë ai shtoi se ish-studentë të lëvizjes së dhjetorit sot janë pjesë të forcave të tjera politike.
Lëvizja studentore sidomos pas vrasjes së liderit Azem Hajdari ishte një forcë mbështetëse. Shumë elementë që sot drejtojnë partitë politike janë me bazë lëvizjen studentore. Po marr z. Idrizi, z. Dule siç morra Dashamir Shehin nga lëvizja historike, ose Roshi i Ballit Kombëtar. Por ka edhe elemente tek e majta që kanë lidhje me lëvizjen studentore,” tha ai.