Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “nuk do të ketë revolucion”.
Sipas tij revolucioni kërkon plotësimin e disa kushteve por që aktualisht në vendin tonë asnjë nga kushtet nuk plotësohet.
Kreshnik Çollaku: Sot mund të keqpërdoret termi revolucion pasi të gjithë e dimë që revolucion nuk do të ketë. Revolucioni kërkon kauza të forta, udhëheqës të pastër, të besueshëm dhe kërkon shumicën kritike të popullit. Asnjë nga këto parametra sot nuk është i tillë dhe besoj se është e kotë ti lodhim, njerëzit me këtë teori. Sot kjo që përmendet është një lëvizje pragmatiste konjekturale. Shohim personazh të përzier. Nuk shoh ansnjë parametër të një revolucioni. Revolucioni do të vijë kur të transformohet botëkuptimi ynë, ai do të jetë revolucioni i vërtetë që duhet të ndodhë. Mendoj se kemi ende kohë.