Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur kufirin Turqi-Siri dy javë pas një tërmeti masiv në të njëjtin rajon që la më shumë se 45,000 njerëz të vdekur.
Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD tha se tërmeti ishte përqendruar rreth qytetit Defne në provincën Hatay të vendit, i cili u shkatërrua nga një lëkundje e madhe me magnitudë 7.8 këtë muaj.
Tërmeti i ditës së sotme u pasua nga një lëkundje me magnitudë 5.8 ballë.
Luftu Savas, kryebashkiaku i provincës Hatay të Turqisë, tha se ka pasur raporte për njerëz nën rrënoja pas tërmetit të fundit.
Savas shtoi se nuk ka energji elektrike në qytetin e Samandagit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km (6.2 milje) rreth orës 20:04 me orën lokale.
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, tha se tërmeti është ndjerë edhe në Siri, Jordani, Izrael dhe Egjipt.
Dy dëshmitarë i thanë Reuters se shkaktoi dëme të mëtejshme në ndërtesa në Antakia qendrore, kryeqyteti i provincës Hatay.
Dëshmitarë të tjerë thanë se ekipet turke të shpëtimit po “vraponin” pas tërmetit të fundit, duke kontrolluar nëse njerëzit ishin dëmtuar.
Televizioni NTV tha se shkaktoi shembjen e disa ndërtesave të dëmtuara, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.
Paralajmërim për cunam janë lëshuar për rajonet bregdetare të Sirisë dhe Turqisë pas tërmetit Turqi-Siri sonte.