Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, vazhdon takimet me strukturat e PD në të gjithë vendin.
Ndalesa e rradhës ka qenë në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me strukturat e degëve 2 dhe 4 në kryeqytet me fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë fjalës së tij, zoti Alibeaj preku çështjet kryesore të situatës në vend dhe krizën e thellë në të cilën është futur shoqëria shqiptare sipasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Alibeaj tha se çështja McGonigal është një skandal për të cilin drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, dhe se Rama duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë të sulmit ndaj Partisë Demokratike përmes korruptimit të një zyrtari të FBI.
Kreu në detyrë i PD, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar foli me strukturat e PD edhe për organizimin e partisë dhe procesin elektoral të zgjedhjeve të 14 majit.