Nga Lefter Gështenja
Mbi 100 milionë euro janë zhdukur deri tani por sërish Rama merr para ku të mundet, edhe tek bashkitë më të varfëra.
Bashkia Prrenjas shpenzon para për inceneratorët duke hapur tender për dërgimin e plehrave në inceneratorin e fikur të Elbasanit.
Plot 83 milion lekë do të zhduken sërish, që për një zonë të varfër si Prrenjasi vlejnë kaq shumë.
Të paktën do kishim një rrugë, një shkollë, një qendër shëndetsore, një ujësjellës më shumë apo 150 familje mund të trajtoheshin 1 vit me ndihmë ekonomike nëse këto para do përdoreshin për njerëzit dhe hallet e tyre.
Kjo qeveri duhet larguar një orë e më parë!