BallinaIntervistaI riu dibran në NATO Erblin Iskurti rrëfen sakrificat e shkollimit, ka...

I riu dibran në NATO Erblin Iskurti rrëfen sakrificat e shkollimit, ka një mesazh për rininë, flet kujt ia dedikon arritjet dhe si e sheh Shqipërinë

spot_img
spot_img

Historitë e suksesit të qytetarëve shqiptarë janë lidhur specifikisht me aftësitë e tyre duke performuar dukshëm në arsimim dhe punësim dhe spikatur në fusha të caktuara, në Shqipëri apo Diasporë. Një pjese të konsiderueshme i është dashur shumë punë dhe sakrificë për të gdhendur emrin në të krijuarit të një biznesi ose pasur një pozicion të mirë pune në administratë për të kontribuar për vendin apo dhe korporata dhe organizata të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Shqiptarët e punësuar në institucione të rëndësishme shtetërore në vendet ku punojnë dhe jetojnë në Perëndim nuk janë më tabu. Rasti që do të sjellim sot është për një punonjës, qytetar i Shqipërisë që ndodhet në aparatin e NATO-s. Rrugëtimi i tij për të qenë sot pjesë e kësaj organizate shumë të rëndësishme është një sakrificë më vete, por ai i ka hedhur hapat një nga një, të sigurt, për të qenë sot një histori suksesi dhe justifikuar dhe merituar atë që ka marrë. Rrugëtimin e ka nisur nga vendlindja, Dibra, ndoshta nga aty me rrënjë të forta duke përfunduar arsimin e mesëm në vitin 2006 dhe marr rrugën drejt kryeqytetit për të studiuar për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës deri në vitin 2009. Më pas në harkun kohor të një viti do siguronte vizën dhe do të zhvendosej në Bruksel  ku do të kryente do të mësonte shkëlqyer Gjuhën Frënge në nivelin ekselentë! Në vitin 2011 do të niste Masterin në Belgjikë dhe 5 vite me vonë do t’i krijohej mundësia të punontë në organizatën më të madhe për Paqen dhe Sigurinë në Botë NATO!
Quhet Erblin Iskurti nga Dibra, i cili me mbyllje te studimeve të tij dhe mbrojten e tezës me analizimin e procesit te integrimit te Shqiperise ne NATO dhe perfitimet e dyanshme të këtij procesi fillimisht do ti hapeshin dyert në këtë organizat si konsulent i jashtëm dhe tani pjesë e organikës së saj .
Në një intervistë eksluzive për startnews.al, Erblin Iskurti flet për rrugëtimin e tij të vështirë nga Dibra në Tiranë e më pas në Bruksel për të qenë ai që sot është, pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s. Në këtë intervsitë z.Iskurti ka një mesazh për rininë, rrëfen kujt ia dedikon këtë arritje të tij si dhe i përgjigjet interest tonë nëse një ditë do të vij të kontribuojë për një Shqipëri Europiane.
Më poshtë intervista e plotë me Erblin Iskurtin.
Kur dhe ku e ke mbaruar arsimin e  mesëm? Çfarë kujtimesh mbartni nga Peshkopia?
Shkollen e mesme e kam mbaruar ne vendlindje, ne qytetin e Peshkopise. Ka qene nje gjymnaz me shume nivel dhe kjo deshmohet fare lehte nga arritjet ne studime e me vone ne karriere si brenda edhe jashte Shqiperise te shumices se maturanteve te atij brezi. Ne vitin e katert kam qene edhe senator i klases dhe president i shkolles i zgjedhur pothuajse ne menyre unanime nga senatoret e te gjitha viteve. Mendoj se kemi qene te avantazhuar qe patem mundesi te kryenim shkollen e mesme ne nje qytet te vogel si Peshkopia, ku shoqeria kalonte shpesh edhe brez pas brezi nga prinderit te femijet, sepse na dha nje baze te shendoshe dhe shume te forte per te ecur perpara. Edhe pas kaq vitesh kemi ruajtur kontaktet dhe mundohemi te organizohemi sa here te jete e mundur me shume nga shoket e shoqet, pavaresisht rrugeve qe kemi marre apo vendeve ku jetojme.
Studimet e larta i mbarove në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Shkenca Politike. Çfarë kujtoni nga koha e studimeve?
Pasi mora bazen e shendoshe ne vendlindje sic e permenda me siper, studimet e larta i kreva ne Universitetin e Tiranes, Fakultetin e Shkencave Sociale, Dega Shkenca Politike. Tani qe kthej koken pas, kuptoj qe kam qene me fat edhe ne kete aspekt. Ne gjykimin tim, Fakulteti i Shkencave Sociale mund te ishte nder me pak te korruptuarit dhe gjithkujt i jepej ajo qe meritonte. Mendoj se ky eshte nje problem jashtezakonisht i madh ne shoqerine tone, pasi ashtu sic thithim dijen, mbase dhe me lehte brumosemi edhe me korrupsionin kur kete e ndeshim ne vendet dhe nga personat qe supozohet te na mesojne se si ta luftojme ate. Pikerisht kjo gje ndikoi edhe ne rrugetimin tim te mevonshem dhe zgjedhjen qe bera per te perfunduar ciklin tjeter te studimeve jashte Shqiperise. Gjate periudhes se studimeve tentova po ashtu te angazhohem ne politike me forumet rinore, duke kerkuar te ndertoj vete dicka ne vend qe te tentoja te futesha ne pozicione me komode nepermjet njohjeve apo ndereve. Pervec kesaj, arrita te zgjidhem si perfaqesues i Shkencave Politike ne senatin e Fakultetit dhe u zgjodha ne postin e zv Presidentit te Fakultetit te Shkencave Sociale, ku pervec Shkencave Politike, kishte perfaqesues te Psikologjise, Sociologjise dhe Puneve Sociale.
Më pas u zhvendoset në Bruksel duke kryer Masterin. Përse një vendim i tillë?
Mendoj se kane qene dy arsye primare qe me bene te marr vendimin te vazhdoj studimet e mia jashte Shqiperise. Se pari e pashe qe ishte pothuajse e pamundur qe te ecje vetem ne baze te meritokracise dhe te ngjiteshe lart e te beje karriere. Duke qene se jam rritur nga dy prinder per te cilet meritokracia ishte e shenjte dhe kane sakrifikuar gjithcka perfshire karrieren e tyre vetem e vetem te mos shkelnin parimet dhe vlerat qe ato besonin, eshte e kuptueshme qe punesimi dhe karriera partiake pa meritokraci nuk ishin nje opsion per mua. Se dyti, e pranoj qe ishte absolutisht terheqese idea qe te perfundoja studimet ne marredhenie nderkombetare ne nje nder universitetet me te mira europiane dhe per me teper ne kryeqytetin e Europes ku gjenden edhe selite qendrore te NATOs dhe Bashkimit Europian. Sigurisht qe rrugetimi nuk ka qene shume i lehte, por edhe arritjet te shijone me shume pas veshtiresive. Gjate studimeve isha pjesemarres qe ne mbledhjen e dyte te krijimit te organizates studentore shqiptare ne Belgjike, Vlera. Kjo organizate studentore mbledh prane vetes me qindra studente shqiptare nga Universitetet e Brukselit (ULB, VUB etj), ashtu edhe nga rrethet e tjera si Universiteti Leuvenit, Gentit, Anversit, Liegit, Monsit etj. Qe nga krijimi e ne vazhdim kjo organizate studentore ka mbajtur kontakte dhe ka kontribuar ne cdo aktivitet te organizuar nga Ambasadat e Republikes se Shqiperise e te Republikes se Kosoves ne Belgjike.
Sot jeni i punësuar në NATO. A mund të na rrëfeni fillimet tuaja aty dhe çfarë funksioni keni aktualisht?
Ne mbyllje te studimeve te mia, mbrojta tezen me analizimin e procesit te integrimit te Shqiperise ne NATO dhe perfitimet e dyanshme te ketij procesi. Sic e thashe me siper, ne momentin qe vendosa te vazhdoja studimet ne Belgjike ne Marredhenie Nderkombetare, Siguria, Paqja dhe Konflikti Nderkombetar – e kisha nje deshire te fshehur te arrija te punoja ne organizaten me te fuqishme nderkombetare dhe simbolin e mbrojtjes se demokracive perendimore qe nga krijimi i saj, NATOn. Mundesia u shfaq ne 2016, kur mu ofrua te filloja si konsulent i jashtem ne nje nder drejtorite me te medha te Agjencise se Komunikimit dhe Informacionit, ne bazen kryesore ushtarake te NATOs ne SHAPE. Per rreth 2-3 vite punova ne support te drejtperdrejt te drejtorit duke u marre me se shumti me ceshtje te menaxhimit te nje stafi prej mbi 300 personash. Pas kesaj eksperience mu dha mundesia qe te kaloja ne Seline Qendrore te NATOs ne Bruksel ne ekipin ekzekutiv te menaxhimit te agjencise dhe te punoj drejtperdrejt per shefin e stafit dhe kreun e agjencise se mbi 3000 te punesuarve, ushtarake dhe civile. Aktualisht jam koordinator i ekipit te oficereve te nderlidhjes se agjencise me gjithe organizmat e tjere te NATOs si dhe jam pjese e skuadres se keshilltareve strategjike per kreun e agjencise dhe shefin e stafit.
Cili është mesazhi që keni për të rinjtë vecanërisht në Shqipëri?
Te rinjve ju them qe te mos pranojne askend tju shkaterroje te ardhmen dhe te mos bejne kurrsesi kompromis me te keqen. Te enderrojne naten dhe diten te punojne qe te realizojne endrrat e tyre. Nuk duhet te ndalen para veshtiresive te shumta qe mund te kalojne rruges, te bejne kompromise te perkoheshme por sigurisht pa shkelur ne parimet e tyre, dhe te jene te fokusuar tek objektivi final. Nuk ka kenaqesi me te madhe kur pas nje lodhje e sprovash te ndryshme, arrin atje ku ke synuar.
Kujt ja dedikon arritjen tënde?
Sigurisht rolin paresor ne gjithcka kam arritur dhe do arrij ne te ardhmen e ka familja. Nese ka dicka qe mendoj se duhet te jemi pafund mirenjohes eshte uria e prinderve shqiptar per arsimimin e femijeve te tyre. Sigurisht ndikuar edhe nga shume faktore mes te cileve pamundesia e shkollimit nen regjimin e kaluar, shtysa, mbeshtetja dhe sakrifica e tyre per shkollimin tone nuk ka te krahasuar.
Ne njefare menyre une isha i denuar te dilja mire ne mesime pasi nje pjese e mire e mesuesve te mi ishin formuar nga gjyshi im, profesori i matematikes e fizikes, i ndjeri Shefik Iskurti. Keshtu qe kisha nje detyrim moral te isha “nipi i denje” i profesor Shefikut.
Si e shikoni politikën dhe të ardhmen e Shqipërisë? A e keni opsionin kthimin në Shqipëri?
Per fat te keq politika ne Shqiperi ka ardhur duke u degraduar dhe jo ne permiresim. Edhe pas me shume se 30 vitesh pluralizem politik, akoma nuk kemi demokraci te konsoliduar. Kemi nje demokraci hibride qe here here eshte me afer autokracise sesa demokracise. Ne gjykimin tim, kemi nje klase politike te papergjeshme krahasuar edhe me vendet e tjera te rajonit dhe duket sikur nuk e kane ndjenjen e llogaridhenies. Jane konfliktual dhe aspak te interesuar ne interesin publik por vetem ne ate personal e partiak. Edhe ne krahasim me vetveten, po ta shohim statistikisht, kemi nje nder klasat politike me pak te shkolluara te historise 30 vjecare post komuniste. Kjo duhet absolutisht te ndryshoje. Me pasurite e panumerta nen tokesore e mbi tokesore qe Zoti na ka fale, nje klase politike te ndergjegjshme dhe atdhedashese do i duheshin vetem pak vite qe ta kthente Shqiperine ne nje nder vendet me te mira per te jetuar. Eshte e dhimbshme te shohesh qe per te tretin vit rradhazi rritja natyrale e popullsise eshte negative. Me shume se vjedhjet e pasurive te panumerta gjate ketyre 30 viteve, ajo qe eshte e pafalshme per klasen politike eshte shkaterrimi i shpreses per te nesermen me te mire. Ne mendimin time, pesha kryesore e fajit eshte e qeverise, por ne humbjen e shpreses ne te ardhme sigurisht qe nje pjese te vogel faji ka edhe opozita qe nuk eshte e besueshme se do sjelle ate qe i nevojitet nje familje per te qene te sigurt te rrisin femijet e tyre ne ate vend.
Mendoj qe nje nder arsyet kryesore qe Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005 ishte hapja e partise dhe thithja e ideve dhe figurave te reja nga te gjitha fushat. Dhe mendoj qe pikerisht kjo gje i ka munguar PD-se gjate viteve te fundit qe kombinuar me keqqeverisjen dhe korrupsionin e Rilindjes shuan shpresen e qindra mijera shqiptareve qe kerkuan azil ne BE me shume edhe se shtetasit nga vendet ne konflikt si Afganistani, Iraku etj.
Duke qene i apasionuar me politiken dhe duke marre parasysh dashurine e madhe per vendlindjen, jam gjithmone me nje sy e nje vesh atje duke ndjekur te gjitha zhvillimet politike. Sigurisht qe ne mendje me ka kaluar disa here mendimi qe te kthehem e te kontribuoj ne vendin tim, dhe besoj qe nje dite do e bej. Por nuk besoj se eshte akoma momenti i duhur. Duhet te jem i duruar per mundesine e duhur ne menyre qe kontributi im dhe perdorimi i eksperiencen se marre gjate gjithe ketyre viteve ne Belgjike dhe NATO te kete nje impakt ne Shqiperi. Per fat te keq nuk e kam pare dicka te tille deri me sot, por shpresoj qe nje dite kjo mundesi do krijohet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular