Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Bordin e Transparencës për Çmimet e ushqimeve, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Në një postim në Facebook, Gazment Bardhi e konsideron një fitore të opozitës ndaj qeverisë dhe oligarkëve të saj. Sipas tij, abuzimi me çmimet i oligarkëve, me bekimin e Edi Ramës, i rëndonte qytetarët shqiptarë.
Postimi i Gazment Bardhit:
Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë.