Opozita do të mbajë ditën e nesërme protestën e radhës në kuadër të aksionit opozitar. Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta do të mbahet gjatë paradites në orën 10:00 para parlamentit. Ndërkohë opozita ka njoftuar protestën e radhës kombëtare në datë 3 Mars, një ditë pas mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.