Policia greke ka identifikuar katër nga autorët shqiptarë që u përfshinë në sherrin e rëndë një natë më parë në Athinë, ku pas të shtënave me armë, mbeti aksidentalisht i vrarë 40-vjeçari Pëllumb Islami. Dy prej tyre janë Erlis Salaj dhe Julian Qose.
Policia thotë se 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje, dyshohet se janë arratisur në Shqipëri, për t’i shpëtuar policisë helene.
Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë.
Një natë më parë, 7 shqiptarët janë futur në një lokal në Athinë, dhe pas një sherri të ashpër, njëri prej tyre ka qëlluar 9 herë me armë, dhe një prej plumbave ka kapur aksidentalisht 40-vjeçarin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, ndërsa raportohet se ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij.
Ai punonte si hidraulik në shtetin helen, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili e ka identifikuar atë në morg.