BallinaBota“Kërcënime për armë bërthamore, të papranueshme”, shefi i OKB-së i paralajmëron Rusisë:...

“Kërcënime për armë bërthamore, të papranueshme”, shefi i OKB-së i paralajmëron Rusisë: Koha për t’u tërhequr!

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka quajtur pushtimin rus të Ukrainës si shkelje të statutit themelues të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai tha se kërcënimet e nënkuptuara të Moskës për përdorimin e armëve bërthamore ishin krejtësisht të papranueshme.

“Është koha për t’u tërhequr”, tha ai.

Kujtojmë se Moska bëri me dije se do të pezullonte traktatin bërthamor START i armëve bërthamore, i cili kufizon numrin e kokave bërthamore që mund të vendosen nga Rusia dhe SHBA.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të paraqesë një projekt-rezolutë, me gjasë gjatë ditës së nesërme, për të theksuar nevojën për një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë.

Ukraina dhe aleatët e saj shpresojnë se rezoluta do të marrë mbështetje të gjerë nga anëtarët e OKB-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular