BallinaAktualitetVideo dhe akuzat/ Arben Ahmetaj shpjegohet: Kam humbur 4 kg në palestër,...

Video dhe akuzat/ Arben Ahmetaj shpjegohet: Kam humbur 4 kg në palestër, duroni deri në darkë

spot_img
spot_img

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka folur për akuzat e bëra lidhur me inceneratorët, ai tha për Ora news se akuzat për të janë të paguara, ndërsa ai vetë nuk ka lidhje. Sipas tij, i vetmi zhvillim i ri në jetën e tij, janë humbja e 4 kilogramëve në palestër.

Arben Ahmetaj: Mirëmëngjesi. Vendi ka nevojë për normalitet. Forcat politike kanë të drejtën e tyre të protestojnë por jo në të drejtë të tyre.
Pyetje: Ka patur shumë akuza ndaj jush? çfarë po ndodh me ju?
Arben AhmetajMe mua? Kam humbur 4 kilogram në palestër, kjo po ndodh me mua personalisht. Sa i përket akuzave, duroni, jam në “Opinion” sot në darkë. Duroni, gjithsesi janë akuza mercenarësh.

Ahmetaj akuzohet nga disa media për lidhje direkte me një nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoto. Së fundmi, ai është kallëzuar në SPAK se ka shkelur ligjin me lidhjen me Zoton dhe përfitimin e udhëtimeve dhe një shtëpie që sipas akuzave ai e ka marrë nga ky person.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular