Nga Sidi Hasanaj
Që prej 9 shtatorit 2021, ku nisi dhe revolucioni Sali Berisha Brenda PD, dinamikat e shumta të ditëve dhe muajve kanë sjell sot një metarmofozë të madhe të PD…partia tashmë ka ndryshuar rrënjësisht nga ajo PD e 2021.
Sot kemi një parti krejt tjetër në qëndrimet ideologjike, në qasjen e saj ndaj figurave kryesore politike në vend, ndaj sistemit politik, ekonomik, drejtësisë dhe aleateve ndërkombëtarë.
Sot PD( Foltorja) ka cimentuar edhe numrat e saj, forcën e saj protestuese dhe shifrat e saj në cdo sondazh te mundshëm. Protestë pas proteste, ajo po kthehet në një grusht të vogël njerëzish. Tashmë ajo ka konsoliduar fizionominë e saj, një parti aspak kombëtare por me numra qesharake si parti locale.
Protesta e djeshme, me mbi 30 vetë por me pak se 40, ishte protesta e 3 rradhazi e ketij lloji qasharak…
Tashmë protestat massive të para 2021 janë një vëgim I largët që nuk kanë më lidhje me këtë parti sot.
Përtej numrave, PD sot ka dhe qëndrime të ndryshme nga ajo PD e 2021.
Edhe pse Ilir Metaj dje u thirr për 3 orë ne bankën e SPAK për akuza të tmerrshme korrupsioni, sot ai u ftua në protestën e PD dhe mbajti dhe fjalën në podium si aleati I madh I PD… pa asnjë kompleks, pa asnjë moral apo turp.
IM u thirr ne Spak me akuza te ngjashme me ato të Sali Berishës në 2015 ku e akuzoi publikisht Meten se kishte shkuar si ministër I jashtëm ne Pragë për të negociuar bashkë me Kastriot Ismailajn për interesa korruptive personale me drejtues te CEZ I pa mandatuar nga qeveria Berisha.
Por sot Sali Berisha e quajti Meten mik të madh të PD dhe tij, akuzat e Sali Berishës 2015 Berisha i 2023 I quajti gënjeshtra të shpifura të fabrikuara në PS, dhe SPAKun ‘Skapin e partisë’.
Sot PD mbron Ilir Meten për skandalin Cez-Dia, për akuzat si spiun, për lobimet korruptive në SHBA miliona dollaresh, për Floririn e Kërrabës… sot PD ka një kryetar djali I të cilit eshte visitor periodik cdo jave në SPAK për akuza monstruoze korrupsioni…akuza evidente ama.
Tashmë PD ka një diskurs hostil lufte ndaj ligjit, gjykatave, prokurorive, drejtësisë dhe ambasadës Amerikane.
Sali Berisha bën thirrje nga selia e PD se Ilir Meta është I pafajshlm. Oligarkët Kastrati e Mane duhen mbrojtur nga sanksionet e thesarit Amerikanë ndaj tyre (madje arrin në qesharak sa I bën thirrje kongresit Amerikan të hetojë gjobat e zyrtarëve Amerikan ndaj tyre) Gërdeci nuk ka egzistuar kurrë, vrasjet e 2 janarit janë në mendjen e Tan Hoxhes, etj etj
Ndërkohë revolucioni vazhdon, PD e drejtuar nga Berisha ka arritur të transformohet rrënjësisht nga ajo e 2021. Sot marshojnë drejt Ramës me 30 vete te dh… por krenarë!