BallinaUncategorizedSherri mes vajzave, reagon drejtoresha e shkollës: Vendimi ynë do të jetë...

Sherri mes vajzave, reagon drejtoresha e shkollës: Vendimi ynë do të jetë i prerë! Policia të hetojë e të marrë masa

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku dy nxënëse të shkollës nëntëvjeçare “Kongresi i Manastirit” janë filmuar nga bashkëmoshatarët gjatë një konflikti fizik.

Mbi ngjarjen ka reaguar drejtoresha e shkollës Rudina Maksuti.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës, por rreth një kilometër larg saj.

Ajo u shpreh se shkolla ka kërkuar nga autoritetet policore të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa, ndërsa ka siguruar nxënësit dhe prindërit se shkolla do të jetë e prerë në vendimin që do të marrë në lidhje me ngjarje të tilla.

“Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.
Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.
Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.

Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.
Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.
Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.
Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm.
Faleminderit”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular