BallinaKryesoreKomisioni hetimor "Rama - Mc Gonigal"/Leskaj i drejtohet Nikollës në Kuvend: Nuk...

Komisioni hetimor “Rama – Mc Gonigal”/Leskaj i drejtohet Nikollës në Kuvend: Nuk varet nga dëshira, nga oreksi i kryeministrit tuaj

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Sot në Kuvend!
Zonja Kryetare,
Është për të ardhur keq, që ju në të gjitha seancat plenare, duke filluar nga data 26 janar, në seancat e 2 shkurtit, 13 shkurtit, 16 shkurtit, me drejtimin tuaj tejet në shkelje të rregullores, të ligjeve, të Kushtetutës po bëheni shkaktare që Kuvendi të deformohet dhe po krijojmë një përshtypje shumë të keqe te qytetarët, përshtypjen se në Kuvend vetëm zi
Ju zonja, kryetare dhe, kur them ju, nënkuptoj mazhorancën dhe, në fakt kur them mazhorancën nënkuptohet Edi Rama, si ajo poema e famshme e Majakovskit: “Ne themi partia dhe nënkuptojmë Lenini!…”
Ju zonja kryetare po shkelni me ndërgjegje nenin 77 pika 2 të Kushtetutës, i cili u jep të drejtën ¼ të deputetëve, që me kërkesën e tyre të ngrenë një komision hetimor për një çështje të caktuar. Ky atribut që u jepet deputetëve u jepet nga Kushtetuta, që është dokumenti themeltar i Shtetit.
Përderisa ne kemi depozituar kërkesën ju duhet të nginit dhe seanca e parë duhet të ishte ngritja e Komisionit hetimor për çështjen Rama – Mc Gonigal.
Nuk varet nga dëshira, nga oreksi i kryeministrit tuaj.
Ju merreni, mbajeni, e gëzofshi dhe “përparofshi” bashkë me të.
Ju, zonja kryetare jeni e detyruar të ngrini Komisionin Hetimor, ose duhet t’u thoni qytetarëve që: “për të ruajtur reputacionin e Liderit Global ne po e shkelim me vetëdije Kushtetutën! Dhe nuk do ta respektojmë Kushtetutën, të cilët e kemi miratuar vetë në vitin 1998!”
Dhe Kushtetuta fillon me fjalët: “Ne, populli i Shqipërisë…” Nuk fillon me fjalët: “Ne, Lindita Nikolla, Edi Rama, etj, etj…” Fillon me fjalët “Ne, populli i Shqipërisë…”.
Ndaj jeni e detyruar të ngrini Komisionin Hetimor e të respektoni Kushtetutën. Nga mosrespektimi i Kushtetutës vjen deformimi i çdo seance nga ana juaj. Dhe ju, zonja Kryetare po shkelni edhe Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.
Në këto katër seanca ju keni përjashtuar 24 deputetë. Për ju personalisht më vjen keq, sepse si figurë politike po i humbisni të gjitha kreditet.
Në rast se ju zonja kryetare do të vazhdoni kështu ju do të barazoheni me ata drejtues të Kuvendit të 1946, 1947-ës.
Ju nuk keni plumbat sot, ju dhe Lideri juaj Global nuk keni plumbat, nuk keni mundësinë që me një shkresë të Misistrisë së Brendshme të arrestoni deputetët. Ju u prisni fjalën, u hiqni të gjitha të drejtat e tyre, të drejtën për interpelancë, për seancë pyetjesh, për mocion, për ngritje komisioni hetimor.
Është e drejtë e deputatëve. Edhe te Rregullorja është shumë e qartë që e drejta e kërkimit të përgjigjeve nga çdo anëtar i qeverisë përfshi edhe kryeministrin realizohet brenda një jave, çdo të mërkurë. Përse nuk e praktikoni ju këtë?
T’u përgjigjej kryeministri 13 pyetjeve tona, të vazhdonim me mocionin, me seancën për debat, që ju a latë në datën 2 mars, (edhe kjo në shkelje të rregullores!). dhe më kryesorja, e cila është kryefjalë është ngritja e komisionit Hetimor.
Çështja Rama – Mc Gonigal është “thembra e Akilit”, është kjo çështje, e cila, në rast se ju do të mbani këtë qëndrim dogmatik, antikushtetues, qëndrim antidemokratik do ta shkatërrojë këtë Kuvend. Dhe pasojat do të bien mbi ju!
Shqiptarët janë të zgjuar, Shqiptarët i kuptojnë gjërat si janë; na kuptojnë ehd ne të gjithëve.
Dhe jeni ju që i detyroni deputetët e opozitës që të dalin aty në foltore, të kërkojnë fjalën me çdo kusht, me çdo çmim.
Sepse me çdo çmim duhet mbrojtur Demokracia! Ju nuk kuptoni një gjë: Duke kërkuar këtë Komision Hetimor ne mbrojmë demokracinë!
(Lindita Nikolla- Zoti Leskaj. Ju më drejtoheni vazhdimisht mua, por a mund t’u drejtoheni edhe kolegëve tuaj që të ulen në vend dhe të vazhdojë normalisht seanca?)
Po, po u drejtohem edhe kolegëve të mi! Përderisa shkelet Kushtetuta, shkelet Ligji të vazhdojnë aty, të mbrojnë Kushtetutën!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular