Nga Agron Duka kreu i PAA
Në Lushnje, me kandidatët tanë për këshillin dhe me kandidatin e opozitës për bashkinë
Në Lushnje, me kandidatët tanë për këshillin dhe me kandidatin e opozitës për bashkinë
Me bashkëpunëtorë dhe kolegë të tjerë të PAA-së ishim në Lushnje, ku përcaktuam edhe kandidatët për këshillin bashkiak. Partia Agrare Ambientaliste po sfidon mjedisin politik, për të garuar e vetme për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore.
Nuk po zgjedhim politikanët më të mirë e më të devotshmë, por po zgjedhim qytetarët më të mirë dhe më të devotshëm, të aftë, të ndershëm dhe të besueshëm për banorët, për tu shërbyer atyre në këshillat e pushtetit vendor.
Në Lushnje, PAA mbështet kandidatin e opozitës për bashkinë, Z.Eduard Sharka, një specialist i njohur i bujqësisë jo vetëm në nivel vendor.
Si kryetar i sindikatës së fermerëve, Z.Sharka ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i interesave të fermerëve. Ai ka qenë pranë tyre në çdo kërkesë dhe reagim, për të kërkuar nga qeveria mbështetje reale për fermerët dhe jo mëshirë.
Ne si PAA jemi të bindur se Sharka është zgjidhja më e mirë për qytetarët dhe fermerët e Lushnjes për kryetar bashkie.