Ndërsa borxhi publik ka arritur në vitin 2022 vlerën rekord prej më shumë se 1.37 trilionë lekë, rreth 13.5 miliardë dollarë, në vlera rekord janë rritur edhe kostot e shërbimit të huasë qeveritare.
Për vitin 2022, Qeveria pagoi në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit. Rritja është shumë e fortë, me thuasje 100 milionë dollarë krahasuar me vitin 2021, duke reflektuar edhe rritjen e fortë të borxhit publik në dy vitet e fundit. Vetëm kosto e interesave për vitin e shkuar ka arritur në 39.6 miliardë lekë, afërisht 390 milionë dollarë.
Bie në sy se interesat e borxhit në vitin 2022 i kanë kushtuar Qeverisë shumë më tepër në tregun e brendshëm, sesa ai i marrë në tregjet ndërkombëtare. Kështu, interesat e borxhit të brendshëm i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 240 milionë dollarë në vitin 2022, ndërsa të borxhit të jashtëm 150 milionë dollarë.
Të matura në raport me produktin e Brendshëm Bruto, interesat e borxhit për vitin 2022 rezultojnë sa 3,79% e PBB.
Lorenc Rabeta/SCAN