Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Kroaci. Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në anë të rrugës për shkak të motit të keq.
Sipas mediave vendase, një person ka humbur jetën ndërkohë që dyshimet janë se shoferi dhe shtatë pasagjerë kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalet Ogulin dhe Karlovac.
Në timon ka qenë një 58-vjeçar shqiptar ndërkohë që në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë.