BallinaAktualitetAty ku fillon Labëria, në Drashovicë !

Aty ku fillon Labëria, në Drashovicë !

Nga Rezenbrik Serjani
Aty ku fillon Labëria, në Drashovicë !
Dje, sëbashku me drejtuesin politik z.Bujar Leskaj, me kandidatin për kryetar Bashkie Vlorë z.Hysni Sharra, ish-kryetarin e Bashkisë Vlorë z.Gëzim Zilja, drejtues të Partisë Demokratike Selenicë e Vlorë, ishim në Drashovicë, në portën e Labërisë, aty ku fillon Labëria, në prezantimin dhe mbështetjen e kandidatit për Bashkinë Selenicë, z.Leonard Rakipaj. Një aktivitet i jashtëzakonshëm, i cili buronte fisnikërinë dhe burrërinë e asaj zone, me aq vlera historike, patriotike, e taban për Shqipërinë e kombin. Ky prezantim dinjitoz, ku mbështetja ndaj kandidatit z.Leonard Rakipaj ishte e pakursyer, u kremtua në monumentin e madh të Drashovicës, duke u bërë një ogur i mbarë për fitoren e Bashkisë Selenicë. Fillimi i mbarë, në hyrjen e Labërisë fisnike, në Drashovicën kryelartë e trime, do të jetë për këtë fushatë udhëheqësja më e mirë drejt fitores. Të gjithë të pranishmit, banorët e nderuar të Selenicës, Drashovicës e fshatrave të tjerë të Labërisë e Lumit të Vlorës, shprehën konsideratën më të lartë dhe për Kandidatin për Bashkinë Vlorë z.Hysni Sharra. Mirënjohje për të gjithë banorët e asaj zone fisnike ! Na priftë e mbara drejt fitores së Bashkisë Vlorë dhe Selenicë !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular