Nga Zef Ndreka
Data 3 Mars nuk është fundi i PD-së, por fundi i proçesit të katharsit. Ky proçes ka nisur që në 2017 nga Lulzim Basha.
Data 3 Mars nuk është fundi i PD-së, por fundi i proçesit të katharsit. Ky proçes ka nisur që në 2017 nga Lulzim Basha.
Lideri i PD-së, megjithse ka qënë tërë kohës nën tutelën dhe kontrollin e Berishës, ia ka arritur ta fillojë pastrimin e PD-së nga spiunët dhe komunistët që i merrnin frymën asaj nga të gjitha anët. Ka arritur ta çlirojë PD-në.
Në realitet, e di vetë Basha sa është sforcuar dhe sa ka sakrifikuar për një PD të pastër që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur për PD-në nuk konkurruan kandidatë për deputet figura të konsumuara, të korruptuara, spiunë e bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit. Këta të fundit, të gjithë ju mbështetën foltorës së Berishës për të gjitha arësyet që dihen dhe nuk përbënte aspak çudi. Disa prej tyre krijuan parti fantazma vetëm për të dëmtuar PD-në.
E rëndësishme është, se me dt 3 Mars, do të përfundojë gjithë proçesi i ndarjes dhe pastrimit të Partisë Demokratike, e cila arriti të mbijetojë falë demokratëve të pa lëkundur, falë qëndrestarëve, falë bindjeve të tyre dhe të qartësisë.
Partia Demokratike do të forcohet dita ditës, atë po e mbështesin demokratët që kurrë nuk e kanë shfrytëzuar, që kurrë nuk kanë përfituar gjë prej saj.
Sallat po mbushën plot, kandidatët konkurrent shtohen çdo ditë për të konkurruar përballë trekëndëshit të Bermudës.
PD-ja e Shqipërisë ka shanc të madh , ndryshe nga shumë parti simotra të lindjes që u shuan dhe u konsumuar në luftën kundër komunistëve.
PD-ja, e bëri vëtë katharsin.
Për hir të së vërtetës këtë proçes e ndihmoi me egoizmin e tij edhe Berisha i shpallur non grat-a, i cili mblodhi rreth vetës llumin, të papastrit, të korruptuarit, kriminelët, spiunët.
Të gjithë këto, ju bashkuan Berishës për interesat përsonale të tij e të familjes së tij dhe që janë të gatshëm ti bashkohen spiunit Metaj si zgjidhje përfundimtare!
Por, nuk kanë asnjë të ardhme. Asnjë, as Foltorja, as Partia “mikpritëse” e Lirisë.
Drejtësia ka hedhur lakun, amerikanët kanë përgatitur hellin.
E ardhmja është e sigurtë, duhet të presim me durim dhe të besojmë.