Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Edhe këtë të diel vjen emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë përsëri një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Në pjesën e dytë të programit ishin Kiara, Olta, Shpati dhe Keisi. Para se të futej në “BBV’ Keisi ka lënë disa projekte muzikore gati dhe një prej tyre është publikuar dhe banorët në shtëpi e kanë dëgjuar.
Kiara: Si e përjetove kur dëgjove këngën në shtëpi?
Keisi: Qava isha shume e emocionuar, e ndjej që ajo kënga aty jashtë është duke bërë namim. Kam dhe 4 projekte të tjera që i kam gati dhe mezi pres…janë të përfunduara vetëm njëra është me videokilp, kjo që u dëgjua…