Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.4 në Durrës.
Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Dyshohet se shkak për aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Ky i fundit është dërguar në spital ku aktualisht po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.