BallinaKultureLibri “Gjurmëve të folkut Arbëror” i autorit Gëzim V.Bara, si udhërrëfyes për...

Libri “Gjurmëve të folkut Arbëror” i autorit Gëzim V.Bara, si udhërrëfyes për lexuesin dhe institucionet e artit dhe kulturës

spot_img
spot_img

Nga Mina HYSA
Sot mbushet një muaj nga dita kur në sallën “Unesko” të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, të tejmbushur me artistë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë, intelektualë; qytetarë të Tiranës, Dibrës dhe jo vetëm, njerëzve të botës së artit shumica e të pranishmëve, u përurua libri “Gjurmëve të folkut Arbëror” i autorit Gëzim V.Bara.
Eshte ky një libër që trajton nga fillimi në fund, folkun burimor arbëror, talentin e shqiptarëve ndër vite, suksesin e artistëve dhe veprimtaritë e shumta folklorike të zhvilluar në Shqipëri pjesë të së cilave kanë qenë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, por dhe ata që jetojnë dhe punojnë në diasporë!  Në të gjen personazhe, fakte dhe dëshmi rreth folkut, arritjet që të bëjnë krenar por dhe problematikat që ka sot lëvizja kulturore artistike në vend!
Autori Gëzim Vehbi Bara ka kohë që ka ideuar, ka strukturuar në kokën e tij dhe punuar shumë, si një bletë për të sjell këtë libër me vlera të veçanta, nektarin e folkut, jo vetëm për lexuesin, por dhe për institucionet e artit dhe kulturës. Eshtë bërë një punë e kujdesshme, e madhe që ka përfshirë mjaft informacion të rëndësishëm ndaj dhe ky botim pa frikë mund të konsiderohet si një udhërrëfyes i folkut shqiptar!
Një armë e fuqishme e Gëzim Barës që e ka shtyrë të vij me këtë botim, është fakti se është me origjinë nga Zall Dardha e Dibrës një zonë që ka bërë histori, por dhe me vlera të veçanta kulturore-artistike prej së cilës kanë dal artistikë Big, jo vetëm për zonën, Dibrën, por edhe Shqipërinë dhe më gjerë!
Njëri prej tyre njihet për famën e tij nga ku dhe Gëzimi ka gjetur frymëzimin. Quhet Hazis Ndreu, është një artist i përmasave të mëdha dhe përfaqësues i denjë i folkut shqiptar. Hazizi është nip tek fisi Bara, dhe siç thotë Gëzimi ai ka qenë burim frymëzimi në mënyrë sistematike për të, për të vijuar me pasion grumbullimin e materialeve dhe artistëve të tjerë jo vetëm dernjanë dhe dibranë, por dhe shqiptarë si dhe brenda dhe jashtë trojeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë! Një ndihmës e madhe për realizimin e këtij libri, profesor Gëzim Bara e ka pasur dhe nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ku ka punuar më parë duke shërbyer dhe si burim i saktë informacioni përmes aktiviteteve dhe ndihës së specialistëve të kësaj qendre të cilët e kanë ndihmuar për të arritur dhe sjell para nesh këtë thesar kulturor.  Librin autori e ka shkruar në mënyrë telegrafike ku përfshihen kronika aktivitetesh, por dhe si specialist folkklori. Faktet, dëshmitë, të vërtetta rreth folkut të tij, profesor Gëzimi i ka mbledhur si bleta nektarin e luleve, me përgjegjësi dhe përkushtim, për të mos ia lanë harresës, arritjet dhe sukseset kolektive, por për t’i bërë pjesë vitale të memorjes së kombit tonë.
Autori e ka qenë i qartë, duke përcjellë tek lexuesi faktin që interpetuesit shqiptarë janë të gatshëm jo vetëm për të mos e harruar folkun, por dhe për ta zhvilluar më tej atë. Në këtë libër Gëzim V.Bara na njeh gjithashu shumë mirë me interpretuesit e shkëlqyer të valles, kënges dhe riteve të Dibrës, veçanërisht Zall-Dardhës dhe të gjithë zonave të tjera në Shqipëri.  Autori ia ka arritur të na dhurojë një libër të vyer që secili duhet ta ketë në bibliotekën e tij personale dhe familjare, një botim që na njeh me arritjet dhe problematikat që ka sot folku ynë! Në këtë libër i cili duhet shfetuar nga secili, Gëzim Bara na njeh me ritet ndër më të vejtra dhe të njohura të folkut, këngët më të vjetra lirike, na njeh me artin e bukur karakteristik të këngës së Elbasanit, Tironës, të zonave të veriut dhe jugut, pa harruar të pasqyrojë dhe aktivitetin artistik në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës të grupeve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj. Autori Gëzim V.Bara na sjell aktivitetin artistik dhe të grupeve dhe shoqërive të ndryshme artistike si “Liria”,  “Gruda”,  grupit polifonik Lab që përfaqëson shoqërinë kulturore “Vllaznimi” në Athinë,  si dhe të shqiptarëve nga Amerika. Profesor Gëzimi na sjell në këtë botim personazhe interesante si Ibrahim Roçin i cili ka 40 vite në skenë nga festivali i parë i Gjirokastrës në vitin 1968.  Për lexuesin vjen dhe Vangjel Lulja këngëtar dhe studiues i këngës qytetare fierake, talentet dibranë si; Sherif Dervishi, Rifat Imeraj dhe Xhelal Çerpja, apo të tjerë si Viktor Paloka me të vëllain, Feride Kurtin, legjendën Demir Zyko, arkivin e polifonisë Xhihan Xhihani. Autori na sjell të njohim nga afër dhe lahutarin Gjokë Nonaj.
Autori Gëzim Bara ka lindur në Dibër më 20 maj 1963. Ka kryer studimet universitare për Gjuhë-Letërsi në vitin 1986 si dhe për Juridik në vitin  2006. Ka punuar si mësues në diisa zona në Dibër si Fushë-Lurë, dhe Zallë -Dardhë si dhe në Tiranën në zonën e Paskuqanit, Farkë. “Qemal Stafa” dhe aktualisht është mësues në shkollën “Partizani”. Gëzimi ka qenë i angazhuar në shtypin e shkruar me artikuj si dhe në median audiovizive në promovimin e vlerave të trashgimisë kulturoe dhe shpirtërore. Duke qenë se ka punuar në Ministrinë  Kulturës në QKVF, duke njohur shumë artistë popullor, i lindi dëshira për të konkretizuar idenë e kahershme të tij me burim frymëzimi zonën nga vjen dhe artistët e mëdhenjë që ka nxjerr Zall-Dardha për të nxjerr botimin e librit “Gjurmë të Folkut Arbëror”. I urojmë suksese të tjera autorit dhe profesorit Gëzim Bara!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular