Momente paniku u regjistruar në derbin e zjarrtë mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit që përfundoi në barazim 0-0. Në minutën e 89-të, bardhekuqtë gjetën rrugën e rrjetës me futbollistin me origjinë shqiptare, Mario Vrushaj, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ky vendim ka irrituar presidentin e Olimpiakosit, Vangelis Marinakis, i cili zbriti në fushën e lojës për të protestuar. Numri një i klubit legjendar grek, ka zhvilluar një bisedë me gjyqtarin e ndeshjes, portugezin Joao Pinheiro, i cili në fakt i ka treguar një karton të verdhë. Ndeshja u ndërpre për disa moment teksa rifilloi sërish me tension dhe me ndëshkimin me karton të kuq të Sokratis Papastathopulos dhe u mbyll me rrjeta të paprekura. PANORAMASPORT.AL