Ashensori i një pallati në Prishtinë ka rënë nga kati i dytë duke përfunduar në bodrum. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 23:00.
Sipas policisë, gjashtë vajza të cilat ndodheshin në ashensor në momentin e incidentit kanë pësuar lëndime në trup.
Ato janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës.
Ndërkohë autoritetet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.