Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit në Kurbin.
Sipas burimeve për Panorama.al bëhet me dije se dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur gjshtë persona, mes të cilëve kishte edhe fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme, ndërkohë që në këtë aksident u përfshinë nje automjet tip “Renault” me një “Mërcedes” dhe të plagosur mbetën shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.
Të plagosurit u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga errësira si dhe lagështira në rrugë.