BallinaRajoniAlbin Kurti dhe Vuçiç puthen në buzë, artistja nga Prishtina kërcënohet me...

Albin Kurti dhe Vuçiç puthen në buzë, artistja nga Prishtina kërcënohet me vdekje për pikturën

spot_img
spot_img

Në takimet e rralla në Bruksel, zor se i kemi parë të shtrëngojnë duart, por në pikturën kontroverse të  një artisteje të re nga Prishtina, Kurti dhe Vuçiç puthen në buzë. “Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, thotë Emira Murati.

Kjo vepër është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Piktura e saj, e cila është 3 metra e lartë tregon kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe puthen me sytë e mbyllura.

“Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë. A do të jetë kjo një prej tyre”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet social pikturën e saj, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Por teksa Kurti dhe Vuçiç bëhen gati të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, e reja nga Prishtina po përballet me një luftë të vërtetë. Mijëra komentues në rrjetet sociale kane reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.

“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo. Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet. Edhe vitin  e kaluar u përball me një reagim të njëjtë kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin gay në Kosovë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular