BallinaKronikeDETAJE nga dosja CEZ-DIA, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë, kush janë...

DETAJE nga dosja CEZ-DIA, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë, kush janë “kokat” e politikës që do merren në…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me dosjen CEZ-DIA, e cila është depozituar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv gazetari Artan Hoxha tha se ai ka dorëzuar një regjistrim të një personi, pa e përmendur me emër.

Ndërsa shtoi se pritet të thirren për t’u marrë në pyetje Sali Berisha dhe Damian Gjiknuri.

“Unë kam filmuar një njëri, e kam ndjekur unë. Se kërcënohej edhe nga qeveria, por edhe nga persona të botës së krimit. E kam marrë dhe e regjistruar. Është një person që mesa di unë ka bashkëpunuar me drejtësinë mbrapa. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një histori ku nuk është nën hetim vetëm zoti Meta. Besoj se do thirren edhe nga maxhoranca. Ka nisur në kohën e PD dhe mbyllet në kohën e PS. Kanë marrë lekë. Se lekët e shqiptarëve ishin. Ajo është një histori që nëse thirret një, do bëhet ashtu siç thotë Meta që përdoret për propagandë. Tani çështjen e ka Dumani, por i është bashkuar edhe Arben Kraja. Besoj se do të thirret Berisha, edhe Meta është thirrur për kohën që bashkëpunonte me Berishën. Ministri i Energjitikës ka qenë Gjiknuri, besoj që do të thirret edhe ai. Arben Ahmetaj nuk është thirrur akoma. Mund ta thërrasin s’ka ndonjë gjë,”-tha Artan Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular