BallinaAktualitetEMRAT/Shisnin varre në Tufinë, prokuroria e Tiranës jep pretencën për 5 persona

EMRAT/Shisnin varre në Tufinë, prokuroria e Tiranës jep pretencën për 5 persona

spot_img
spot_img

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës. Kështu, për Alban Ajazi, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar, për akuzën “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe  korrupsion pasiv”.

Për Bujar Lica, për akuzën “ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kërkohet dënim me 1 vit,  për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg.

Për Gazmend Daja, me detyrë punonjës  varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe  korrupsion pasiv”, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar.

Për Latif Shehu, me detyrë përgjegjës Sektori i Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar.

 

 

Për Fatjon Gjonaj, i akuzuar për ndërtim i paligjshëm (po ndërtonte varr), kërkohet dënim me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit dhe vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular