BallinaAktualitetEstradë e Safet Gjicit të Rilindjes/ Pasi qyteti është zbrazur nga emigracioni,...

Estradë e Safet Gjicit të Rilindjes/ Pasi qyteti është zbrazur nga emigracioni, kryetari i Kukësit lë takim në Londër për zgjedhje

Në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka zgjedhur të nisë fushatën për mandatin e ardhshëm në Londër. Edhe pse nuk ka nisur ende fushatën në Kukës, Gjici ka zgjedhur të fluturojë drejt Londrës, duke qenë se një pjesë e madhe e qytetarëve të bashkisë që ai drejton kanë emigruar në Mbretërinë e Bashkuar, një numër i shtuar përgjatë këtij viti me anë të gomoneve.

Gjici ka njoftuar se do të vijojë ture bashkëbiseduese me emigrantët që janë në Londër ku do të diskutojmë projektetet zhvillimore për punët që e presin Kukësin.

“Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.

Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida”, shkruan Gjici.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular