BallinaSportMessi apo Mbappe/ Si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës...

Messi apo Mbappe/ Si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës për çmimin “THE BEST”

spot_img
spot_img

Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”, që u organizua në Paris.

Ylli argjentinas, i cili fitoi më në fund Kupën e Botës me Argjentinën e tij të dashur, triumfoi në garën e fortë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Po si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës? Sylvinho, Alain Giresse, Etrit Berisha dhe Amir Rrahmani, nuk kishin dyshime në lidhje me të mirin.

Të katërt zgjodhën Lionel Messin si preferencën kryesore. Trajneri i kombëtares kuqezi futi edhe Neymarin, bashkëpatriotin e tij, në treshe.

Ndërkohë, portieri Etrit Berisha, përveç “pleshtit” votoi për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Ndër të preferuarit e Rrahmanit, i cili po shkëlqen me Napolin, nuk mungoi Vinicius Junior, ylli i Real Madrid.

SHQIPËRIA
Etrit Berisha: Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe.
Sylvinho: Lionel Messi, Karim Benzema, Neymar.

KOSOVA
Amir Rrahmani: Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior.
Alain Giresse: Lionel Messi, Karim Benzema, Kylian Mbappe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular