Nga Sabah Sheta
Çdo ditë që kalon na ofron me 14 majin, ditën e zgjedhjeve vendore kur demokratët, opozita shqiptare do të përballet me qeverisjen e Rilindjes në pushtet vendor, një pushtet krejt monist, ku në të gjitha bashkitë drejtuesit janë të PS.
Përballë kësaj gjendjeje aspak të këndshme në të cilën ndodhemi ne si forcë politike, në debat shterp brenda vetes, ka ardhur momenti që tek secili të ketë një reflektim të thellë me qëllimin e vetëm fitoren në këto zgjedhje të sa më shumë bashkive dhe hedhjen e hapit të fitores për qeverisjen qendrore!
Si kryetar i degës së PD, si kandidat për Bashkinë Krujë, apeloj ndaj çdo anëtari dhe drejtuesi të familjes sonë politike aktualisht si dhe ato që kanë kontribuar ndër vite, që është ky momenti të bashkohemi për të sjell fitoren e Partisë Demokratike në Krujë në zgjedhjet e 14 majit!
Në takimet tona në terren në artikulojmë të gjithë faktin që nevojitet një kandidat i vetëm si siguri dhe garanci maksimale për të fituar Bashkinë, ndaj le ta bëjmë fakt të kryer këtë gjë duke u bashkuar fuqishëm rreth njëri-tjetrit.
Jo vetëm në sytë e demokratëve, por të çdo opozitari dhe qytetari të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës Niklës e Bubqit shikon entuziazmin dhe dëshirën, shpresën e madhe fitores dhe ndryshimit të Bashkisë jo thjesht rotacion karrikesh, por si qeverisje dhe mentalitet.
Objektivi i çdo demokrati duhet të jetë fitorja e PD forcës sonë politike antikomuniste dhe euroatlantike ku secili me kontributin e dhënë ndër vite është aksioner të saj! PD është e anëtarësisë dhe jo e liderëve. Duhet të punojmë për fitoren më 14 maj, sepse çdo tentativë tjetër e çon ujin tek kundërshtari. Unë garantojë të gjithë bashkëqytetarët se nuk do të iu zhgënjej.