Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist në La Liga 2, kësaj radhe jo me gol, por me asist në sfidën kundër Malagës
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hodhi një top mjaft të bukur në zonë për shokun e tij Serxhio Ruiz, që mjaftonte për të shtyrë në rrjetë topin në minutën e 92′.
Me këtë fitore të rëndësishme Granada vazhdon të jetë në zonën “playoff” për t’u ngjitur në La Liga, ndërsa Uzuni vazhdon të tregojë se është një nga lojtarët e momentin në kampionat.
PANORAMASPORT.AL