BallinaPolitikeKtheni Kuvendin në normalitet! Ne, duhet të orientohemi qartë drejt BE, të...

Ktheni Kuvendin në normalitet! Ne, duhet të orientohemi qartë drejt BE, të distancohemi nga projekti i vjetër titist i Ballkanit të Hapur

spot_img
Nga Seanca Plenare e zhvilluar një jave më parë në Kuvendin e Shqipërisë!
Nga Bujar Leskaj
Dëshiroj të theksoj këtu që ju nuk mund t’ua hidhni jo vetëm instutucioneve të huaja, institucioneve shqiptare dhe as qytetarëve shqiptarë për çështjen më koherente që ne kemi, që ne po e shtyjmë ngritjen e Komisionit Hetimor për arsye so do të rishikojmë ligjin.
Jo, të nderuar zotërinj, nuk ka lidhje kjo me rishikimin e ligjit.
Neni 77, Pika 2 e Kushtetutës e thotë qartë që: “Kuvendi ka të drejtë që me kërkesën e ¼ e anëtarëve të tij është i detyruar caktojë një komision hetimi për një çështje të veçantë.
Jeni të detyruar ta ngrini këtë komision, pastaj mund të vazhdoni ju me përpunimin e ligjit.
Kjo vërteton katërcipërisht atë që unë theksova që në fillim, pavarësisht se ndonjërit nuk i vjen mirë.
Është filozofia e liderit tuaj, është filozofia e Luigjit XIV “Shteti jam Unë!” dhe është ky parim leninist “Një hap para, dy hapa prapa!” që bën që ne të mos kemi progres drejt përmbushjes së detyrimeve tona si vend aspuirant për në BE.
Përfitoj nga këto pas sekonda që kanë ngelur, t’ju tërheq vëmendjen që ta ktheni Kuvendin në normalitet, si një dëshmi të parë të të gjitha atyre përpjekjeve që ne duam, apo e deklarojmë me fjalë të bukura për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në radhë të parë jemi ne si kuvend si Shqipërisë që duhet të plotësojmë detyrimet tona, jemi ne si deputatë të Kuvendit që duhet të japim shembuj konkretë për gjithë administratën tonë, për gjithë qytetarët tanë.
Të japi dëshmi të tilla të prirjeve tona europiane, të japim dëshmi në institucionet ndërkombëtare, financiare dhe jo vetëm financiare, politike dhe jo vetëm politike, të sigurisë dhe jo vetëm të tilla për të vazhduar e për të kërkuar më shumë nga të tjerët.
Ne, duhet të orientohemi qartë drejt BE, ne duhet të distancohemi tërësisht nga projekti i vjetër titist i Ballkanit të Hapur.
Më vjen keq që ju nuk po e kuptoni që është një projekt i vjetër, është një ëndërr e vjetër serbe.
Ne e kemi projektin e madh, projektin, për të cilin u ngritën Studentët e Dhjetorit ’90.
E kërkon pjesa më e madhe e shqiptarëve këtë projekt, për të cilin, mijëra veta janë dergjur në burgjet e diktaturës nga viti 1944 deri në vitin 1990.
Është ai projekt, të cilin e deklarojnë të gjithë me forcë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular