BallinaKronikeZbardhen detaje nga arrestimi i autorit të masakrës së 3-fishtë në Tiranë/...

Zbardhen detaje nga arrestimi i autorit të masakrës së 3-fishtë në Tiranë/ “U pa me kallashnikov në dorë”, gazetarja: Ishte një punonjës i landfillit të Sharrës që sinjalizoi policinë

spot_img
spot_img

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 se ka qenë një nga punonjësit e pastrimit në landfillin e Sharrës ai që ka sinjalizuar policinë në lidhje me vendndodhjen e Dan Hutrës, autor i ngjarjeve që la tre viktima dhe tre persona të plagosur

Lala tha se emri i punonjësit nuk mundtë bëhet publik, pasi Hutra mund të ketë jashtë burgut persona të cilët mund të hakmerren për të, duke vendosur kështu në rrezik informatorin.

“Policinë e ka sinjalizuar një qytetar për vendndodhjen e Dan Hutrës. Emri i tij mbahet pa dyshim sekret sepse për shkak të informacionit të dhënë është i rrezikuar.

Hutra është arrestuar në landfillin e Sharrës, aty ka punonjës të pastrimit dhe një person nga aty ka njoftuar. Nuk dua të shkatërroj jetën e njeriu duke publikuar emrin sepse Hutra mund të ketë persona të tjerë jashtë të cilët mund të hakmerren”, ka deklaruar Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular