BallinaKronikeNjë 25-vjeçar shkon i plagosur në spital, policia nis hetimet për ngjarjen....

Një 25-vjeçar shkon i plagosur në spital, policia nis hetimet për ngjarjen. Autori i dyshuar…

spot_img

Policia e Elbasanit ëshë vënë në lëvizje pas njoftimit që ka marrë nga spitali i qytetit se një 25-vjeçar kishte shkuar i plagosur, i goditur me kaçavidë

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin.

Njoftimi nga Policia

Goditi një 25-vjeçar, me mjet shpues (kaçavidë) dhe e plagosi atë lehtë, për shkak të një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Berat, për të cilin dyshohej se ishte i dëmtuar me mjet shpues, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. S., ndërsa shtetasi A. M., pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular