Bajerni do të “peshkojë” në javën e 23-të në Bundesligën gjermane Shtutgartin në transfertë, me qëllimin e vetëm, suksesin dhe mbajtjen e kreut. Përtej këtij faktori, Myler do të ketë shansin të barazojë rekordin e Oliver Kahn në aspektin e numrit të fitoreve në ligën vendëse.
33-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në këtë renditje, e përkthyer me 309 suksese, 1 më pak se Kahn, i cili mban shkallën e dytë më të ulët të podiumit. Ndërsa “rekordmeni” i kësaj kategorie ndodhet në Mynih dhe është Nojeri. Kapiteni i Bajernit ia ka dalët të korrë suksese në 322 raste përgjatë kuotës së 478 sfidave.
“Plakushi” nga Mynihu po përjeton formë të mirë dhe realizimi i ndonjë goli të mundshëm do të ishte mënyra më e mirë për ta kurorëzuar arritjen brenda “familjes”, pasi edhe Kahn ka luajtur me bavarezët.