BallinaKryesoreVendimi për vulën e PD/ Indrit Sefa: S’mund të bëhen pretendime politike...

Vendimi për vulën e PD/ Indrit Sefa: S’mund të bëhen pretendime politike në gjykatë! Të hënën regjistrohemi për zgjedhjet lokale, rekursi në Gjykatën e Lartë…

spot_img
spot_img

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa komentoi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për News24, Sefa deklaroi se në gjykatë s’mund të bëhen pretendime politike. Ai shpreh bindjen se PD-ja, tashmë me drejtimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, do të regjistrohen në zgjedhje.

Sipas Sefës, rekursi në Gjykatën e Lartë është e drejta ligjore e Sali Berishës, por nëse ai mendon se ka të drejtë, le t’i kthehet çështjes në Shkallën e Parë.

Sefa: Gjykata mori një vendim të drejtë. Ajo nuk e trajton çështjen politikisht, por juridikisht. Nuk merret me mbështetjen ose jo, por me faktet. Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli dje, do t’i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë. Kjo është zgjedhja e tij nuk cënon vendimmarrjen. PD vijon aktivitetin politik.

Berisha mendon që duke iu drejtuar rekursit apo Gjykatës Europiane mund të arrijë diçka, është e drejtë e tij që buron nga ligji. Por një këshillë nga unë do të ishte që nëse klienti im do të ishte i bindur në vërtetësinë e akteve dhe thirrjen e Kuvendit, t’i drejtohej edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Përfaqësuesit që ai ka, nëse mendojnë se kjo është rruga e duhur, e kanë arsyetuar më mirë se unë, edhe përse kjo do kërkonte një kohë të gjatë.

Berisha ka besim vetëm tek Agron Zhukri. Vendimi i Apelit ishte i pritshëm. Procedura e zgjedhjes së kuvendit është jashtë statutore. Aktet procedurale të bëra në atë Kuvend janë në kundërshtime dhe me vetë aktet që ato kanë miratuar. Nuk kemi asnjë kërkesë që Berisha të regjistrohet si kryetar i PD. Është një konfuzdim i jashtëzakonshme ku për opinionin publik.

Kërkesa e vetme ka qenë ajo për Rithemelimin. Debat teknik që është ezauruar mbi 5 orë në Gjykatën e Apelit. Vendimin e djeshme nuk e quaj triumf, por moment reflektimi për t’i treguar demokratëve që elita politike reflekton për të gjetur kandidatët fitues. Duhen lënë mënjanë interesat personale të drejtuesve të PD.

Le të zgjedhim alternativën më të mirë që do t’i shërbejë qytetarëve. Duhet të kemi një mentalitet të ri drejtimi në PD, mos jetë më një parti që identifikohet me liderin por mbi diskutimet statutore. Më 6 mars PD do regjistrohet në zgjedhje, kjo është pak por e sigurt. Pastaj koalicionet e kanë afatin më 16 mars, ndërsa kandidatët deri në 1 prill

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular