Nga Ing. Ismail Koxhaj
Është momenti !
Opozita dhe Shqipëria në terësi prej gati 10 vitesh nuk është qeverisur por është shitur, goditur dhe sulmuar nga regjimi korruptiv dhe kriminal i Ramës.
Gati 10 vjet përpjekje,lodhje,sakrificë ka sjelle sot më shumë të larguar nga vëndi , shumë të tjerë me mungesë besimi dhe shprese se ky regjim do të rrëzohet.
Akoma më të veshtira ishin ditet mbas 9 shtatorit 2021 për demokratët ku sakrifices se tyre opozitare ju shtua dhe sulmi dhe përbaltja brënda llojit ( e rrallë në llojin vetë ).
Me ndihmën e ShBA-ve, aleatit tonë historik, ndarja u bë ,projeksionet e së ardhmes u hodhën dhe dita-ditës gjërat janë dhe më të qarta.Për fat të keq në 32 vite demokraci partia demokratike e Shqipërisë ka fituar me votë popullore vetëm në zgjedhjet e vitit 92.
Ndaj sot çdo demokrat duhet te reflektoj për ndertimin e gabuar te politikave në 32 vite.
Ndaj sot është momenti që demokratët dhe qytetarët gjithë së bashku të kthejnë pushtetin lokal tek qytetarët dhe shumë shpejt të rrëzojnë regjimin e Ramës:
– të përqafojmë të renë dhe të respektojmë të shkuarën si ne vitin 91 edhe pse te fundit në Europë.
– te qëndrojmë gjithmonë përkrah aleatit më të madh të Shqipëris ,ShBA-s.
– te respektojmë vendimet e gjykatave dhe tê kemi besim te gjygjësori si pushtet i pavarur.
-Të luftojmë korrupsionin dhe të korruptuarit duke dhene modele sa me të mira të dinjitetit dhe ndershmërisë.
– të bashkohemi rreth partisë më madhe opozitare ,nën siglën e partis demokratike.
– te mos pranojmë aleanca që na kanë demtuar, si aleanca me LSI .
– të luftohet kulti individit dhe të ketë hapje për të rinjtë dhe rotacione se paku 8 vjeçare.